Roma mori rezultat të mirë në duel me Ajax-in në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam.
Romakët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Ajax-it, një rezultat i mirë për ndeshjen e kthimit në kuadër të çerekfinales së Europa League.
Ajaxi ka pasur mundësi të artë në minutën e 53-të, por futbollisti Tadiq dështoi nga penalltia.
Për Ajaxin shënoi Klaassen (39') dhe për Romën Pellegrini (57'), Ibanez (87’).