Manchester Utd kthehet me fitore nga stadiumi “Nuevo Los Cármenes” në Granada.
“Djajtë e Kuq” e presin me qetësi takimin e kthimit dhe janë shumë afër gjysmëfinales së Europa League, pas fitores së sotme me rezultat 2:0 ndaj skuadrës spanjolle Granada.
Futbollistët Rashford dhe Fernandes janë hero të fitores me golat që shënuan në minutën e 31-të përkatësisht 90+1 nga penalltia.
Granada ka punë shumë të vështirë në takimin e kthimit, kurse Manchester Utd me një këmbë është në gjysmëfinale.