Dinamo nga Zagrebi si vendas zhgënjeu, duke u mposhtur me rezultat 1:0 nga Villareali, në takimin e parë të çerekfinales së Europa League.
Futbollistët shqiptarë, Arijan Ademi, u paraqit titullar dhe Lirim Kastrati nga minuta e 61-të, por pa sukses me Dinamon që të nxjerrin rezultat të mirë në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.
Futbollisti Moreno shënoi nga penalltia në minutën e 44-të.
Dinamon e pret punë e vështirë në takimin e kthimit.