Arsenali barazoi në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Slavia Pragës, në Europa Ligë, me rezultat 1:1.
Golat e të dy skuadrave u shënuan në fundin e ndeshjes, ku fillimisht Nicolas Pepe shënoi në minutën e 86-të, për të barazuar, Tomas Hole, në minutën e fundit të takimit (94).
Kështu, shpresat e Arsenalit për një kualifikim tutje janë të varura nga një fije dhe pati shumë frustrime pas ndeshjes.
Për arsye se tifozët nuk lejohen në stadium, është më e lehtë të dëgjosh lojtarët se çfarë po thonë gjatë ndeshjes.
Granit Xhaka u dëgjua duke thënë në fundin e ndeshjes: “Thjesht largoje atë mu*... topi nga fusha jonë”.
Mikel Arteta dukej se ai ishte dakord me Xhaka, duke pretenduar se lojtarët e tij e mbajtën topin në zonat që nuk u duheshin dhe rrezikonin pa pasur nevojë.