Në sfidën Tirana-Apolonia e cila u mbyll me rezultatin 5-2 në stadiumin “AIR Albania”, Isak Giamfi është lojtari që ka arritur të vrapojë me një shpejtësi maksimale prej 35,6 km/h në minutën e 832 të sfidës duke impresionuar stafin teknik, të cilët e kanë evidentuar këtë shpejtësi nëpërmjet sistemit “GPS”.
Jurgen Çelhaka, talenti i mesfushës ka qenë lojtari që ka vrapuar më shumë në ndeshjen e së Dielës sipas rezultateve të GPS. 21 vjeçari ka bërë plot 12.2 km vrap në fushën e blertë në kërkim të fitores. Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Tiranës me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.
Në postimin e klubit të Tiranës, nuk kanë munguar komentet e shumta nga tifozët, por jo vetëm. Vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr padyshim një koment i ish-sulmuesit Skerdi Bejzade.
Ky i fundit nuk i besoj asaj që klubi bardheblu ka publikuar, teksa me ironi shkruan: “Në Bundesligë gjermane më i miri është 12,3 km… shumica vrapojnë 10-11 km gjatë 90 minutave, sprinte 900 deri në 1200 metra, ngritje-shpejtësie 50 deri 60 herë dhe ndryshim ritmi çdo 5 sekonda. Tani lind pyetja: ky mbase i bën aerobi këto 12 km, se me kampionatin shqiptar sa i kam parë unë disa ndeshje, veç ecin nëpër fushë.
Prandaj më seriozë se çfarë shkruani këtu se nuk janë të gjithë si dele që t’ju besojnë juve”.