Brdariç “kërcënon”

Futboll

Brdariç “kërcënon”

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:15
Brdariç “kërcënon”

Skuadra e Laçit ka qenë “macja e zezë” e Vllaznisë në këtë sezon, pasi në të dy ndeshjet kundër shkodranëve, ekipi kurbinas ka arritur të sigurojë pikët e plota.

Një tabu të cilën trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, është i bindur se skuadra e tij do ta thyejë nesër, siç u shpreh në konferencën për shtyp para sfidës.

 “Jam shumë i kënaqur, kemi punuar shumë këtë javë, jam i kënaqur prej ekipit dhe nesër mendoj se do të japim maksimumin.

Sa i përket dëmtimeve, është vetëm Imami që ka probleme. Por pjesa tjetër është në rregull, kemi shumë lojtarë, jemi të kënaqur me gjendjen e tyre. Ka qenë shumë e rëndësishme që kemi arritur të bëjmë dy seanca stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”.

Imeri jashtë formacionit? Kush e tha se kush do të jetë në formacion? Mediat? Ok! Sa i përket atij, mediat kanë punë e tyre, por sot do të jetë në stërvitje, do të shoh gjendjen e tij, do të flas me të e pastaj do të shoh kush luan, se nesër kundër Laçit çdo lojtar duhet të japë maksimumin e duhur se është ndeshje shumë, shumë e rëndësishme për ne.

Laçi është i vetmi ekip ndaj të cilit nuk kemi marrë pikë, kundër të gjithëve kemi marrë përveç Laçit. Nesër do të jetë dita jonë për të marrë pikë ndaj Laçit.  

Sa u përket ndeshjeve të kampionatit mbi të gjitha është e rëndësishme loja ndaj Laçit se kemi edhe shumë takime të tjera. Gjendja fizike nuk është e keqe, por jemi të fokusuar te ndeshja e kampionatit në fillim e jo te Kupa .

Dëshira e të gjithëve është të fitojmë të dy trofetë. Përgatitja jonë është e mirë, gjendja është pozitive, kemi shumë detyra e probleme përpara, por mendoj se po i eliminojmë. Të shohim se si do të ecim”, tha Brdariç para medieve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat