Milani vazhdon të ushtrojë presion mbi Fiorentinën përsa i përket kartonit të Sofyan Amrabat.
Klubi vjollcë e refuzoi ofertën e parë të kuqezinjve prej 20 milionë eurosh për kartonin e futbollistit, por duket se klubi nga Milanello nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet.
Kuqezinjtë e konsiderojnë 24- vjeçarin si një element të rëndësishëm për të ndihmuar në mesfushë si alternativë për rotacionet në formacionin e trajnerit Pioli.
Për këtë kanë nisur të mendojnë një strategji për të bindur vjollcët për të lënë të lirë mesfushorin, i cili ndiqet edhe nga klube të tjera.