E ardhmja e Samuel Castillejo mund të jetë larg Milan-it.
Spanjolli nuk ka bindur kurrë plotësisht dhe nuk përjashtohet mundësia që të përfundojë në merkato.
Klubet e interesuar për të nuk mungojnë. Sipas Tuttosport, në gjurmët e sulmuesit kuqezi të krahut (i vlerësuar 8-10 milionë euro) janë Sevilla, Valencia dhe Atletico Madrid.
Për sa i takon blerjeve, Maldini dhe Massara po vlerësojnë disa emra për rolin e sulmuesit të krahut të djathtë.
Ai që pëlqehet më shumë (është edhe ai që kushton më shumë) është Jonathan Ikone i Lille. Në listën e kuqezinjve janë edhe Josip Ilicic dhe Florien Thauvin.