Skuadra e Barcelonës sot gjatë ditës ka dalur me një komunikatë në rrjetet sociale për tifozët e saj.
Klubi katalunas njoftoi publikun se dyshja e mbrojtjes, Gerard Pique dhe Sergi Roberto do të jenë gati për sfidën kundër Real Madridit për ditën e nesërme.
Pique kishte të lënduar ligamentet e gjurit të djathtë dhe pas një muaji, taman në kohë për ndeshjes e sezonit, rikthehet në ekipin katalunas.
Kurse, Roberto ishte lënduar në çerekfinalen e Kupës ‘Del Rey’ kundër Grandas, dhe ka arritur të rikuperohet.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet ditën e shtunë nga ora 21:00 në Valdalebas.