Në vitin 1990, Kosova kishte një numër të madh të talenteve, që luanin me sukses, si Besnik Kollari, Ardian Kozniku, Arbër Hasangjekaj, Sunaj Keçi, Avni Stublla etj, të cilët ishin pjesë e klubit të futbollit Prishtina.
Kollari ishte prej mesfushor – sulmuesve më të shquar të asaj kohe, që shumë ekipe të mëdha e lakmonin.
Ai u ftua në reprezentacionin Olimpik të ish Jugosllavisë dhe luajti dy ndeshje, kundër Kamerunit të famshëm të asaj kohe, që kishte në radhët e veta si futbollistët Roger Milla, Omam-Biyik, Stephen Tataw etj.
Dy shqiptarë u paraqitën standardë në formacionin Olimpik, Besnik Kollari dhe Agim Xhafa.
Ndeshja u luajt në stadiumin e Radit në Beograd dhe e fitoi Kameruni me rezultat 4:2 pikërisht me 31 maj të vitit 1990.
Formacionet, Kollari dhe Xhafa standardë në vitin 1990
Me 2 qershor të vitit 1990, Kollari u paraqit si zëvendësues dhe u mundën nga Hungaria 2:1.
Kameruni dhe Hungaria luajtën me ekipin A. Fakti tjetër interesant, pas një jave Kameruni i Millas e mposhti Argjentinën e Diego Armando Maradonën, në ndeshjen hapëse (grupi B) të Kampionatit Botëror – Italia 1990.
Ndeshja u luajt në ‘San Siro’ dhe ishin mbi 73 mijë shikues.
Kameruni doli i pari në grup me 4 pikë apo me 2 fitore e 1 humbje.
Pas lojës në Budapest të Olimpikëve të ish Jugosllavisë dhe Hungarisë, Hungaria u takua me Kolumbinë, ndërsa Kollari u takua në korridor me dy yjet kolumbian Carlos Valderrama dhe portierin e famshëm të asaj kohe Rene Higuita.
Kollari zëvendësues
Kollari ka pasur një karrierë interesante dhe qysh në atëkohë, nga një revistë kroate sportive, vlerësohej si talent i madh dhe me çmimin 750 mijë marka gjermane.