Real Madrid ka bërë publikim e listës së lojtarëve për ndeshjen klasike me Barcelonën.
‘Los Blancos’ ka publikuar listën e lojtarëve që Zinedine Zidane i ka ftuar për ndeshjen e së nesërmes ndaj Barcelonës.
Në këtë listë, shihet mungesa e njërit nga lojtarët më të shtrenjtë në histori të klubit të Real Madridit, Eden Hazard.
Belgu po vuan shumë nga dëmtimet këtë sezon, ndërsa mungesa të tjera do të jenë Sergio Ramos dhe Raphael Varane.
Ndeshja luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Alfredo di Stefano”.
