Klubi I FC Istogut ka vendosur që ta emërojë Granit Jahaj në pozitën e sekretarit të klubit, pas shkarkimit të Fatmir Hakajt.
Pas shkarkimit të Fatmir Hakaj nga pozita e sekretarit, kryesia e klubit ka vendosur për zëvendësuesin e tij, duke e emëruar në këtë pozitë Granit Jahaj.
“Graniti ka qenë pjesë e klubit që nga viti 2011, si zyrtar për informim.
Nga sot e tutje Graniti do ta kryejë punën e sekretarit në FC Istogu! I dëshirojmë punë të mbarë Granitit në pozitën e sekretarit, duke shpresuar në suksese të përbashkëta!”, thuhet në njoftimin e FC Istogut.