Kylian Mbappe është emri kryesor që po përflitet kohët e fundit. Jo vetëm për ecurinë e tij në fushë, por edhe jashtë saj.
Ylli francez ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me PSG dhe klubi është në ankth për të ardhmen e tij, pasi kontrata aktuale skadon verën e vitit të ardhshëm. Lidhur me këtë situatë ka folur edhe trajneri Pochettino, i cili është i bindur se Mbappe do të rinovojë.
Trajneri argjentinas ka deklaruar se dëshira dhe vullneti i klubit janë që Mbappe të rinovojë dhe do të përpiqen me çdo kusht të bindin sulmuesin për të firmosur kontratën e re.
“Dëshira e klubit është që Mbappe të qëndrojë shumë gjatë në Paris. Jam i bindur se ai do të rinovojë shumë shpejt kontratën e tij”, përfundoi Pochettino.