Arbërisë nga Dobraja e Madhe e Lipjanit nuk po i shkon në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, kësaj radhe në cilësinë e vendasit pësuan humbje me 1:0 nga Trepça ’89 e Mitrovicës.
Skuadra nga Dobraja e Madhe është në krizë të rezultateve, e cila ka gjashtë javë pa fitore përveç një barazimi, të gjitha humbje.
Në minutën e 9-të, Arbnor Muja asiston te Adenis Shala dhe ky i fundit realizon për fitoren e madhe.
Arbëria mbetet në vend të nëntë me 27 pikë dhe Trepça ’89 në mes të tabelës përkatësisht në të pestën me 35 sosh pas 28 jave në elitën e futbollit të Kosovës.