Kampionati Evropian “Euro 2020” do të zhvillohet me praninë e tifozëve.
Kjo është bërë e ditur nga UEFA sot, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
Shtëpia e futbollit evropian ka njoftuar se deri më tani tetë shtete organizatore të kampionatit kanë pranuar që të lejohen tifozët, kurse katër vende tjera vendimin e tyre do e marrin më 19 prill.
50% e kapacitetit të stadiumit të Shën Petersburgut do të jenë të mbushur me tifozë, ashtu si edhe në Baku.
Amsterdami, Bukureshti, Kpenhaga dhe Glasgow kanë lejuar 25 deri në 33%, kurse Londra ka konfirmuar se do të lejojnë 25%.
Për vendimet e tyre më vonë do njoftojnë edhe Munichi, Roma, Bilbao e Dublini.
Shën Petersburgu ka konfirmuar se ka kapacitet 50% në stadiumin e qytetit, Baku ka konfirmuar se ka 50% të kapacitetit në stadium.
Amsterdami, Bukureshti, Kopenhaga dhe Glasgow do të kenë 25% deri 33% të kapacitetit të tifozëve.
Londra ka konfirmuar një kapacitet minimal prej 25% të stadiumit që të jetë me tifozë. Për tu konfirmuar, kanë mbetur qytetet e Munichut, Romës, Bilbaos dhe Dublinit.