Daniele De Rossi është shtruar në spital shkaku i komplikimit të gjendjes nga COVID-19.
Italiani është shtruar në spital me udhëzimin e mjekëve nga Kombëtarja italiane.
Gjendja e tij thuhej të ishte e rëndë, por tani sipas “SkySportIt”, gjendja e tij është stabile.
Sipas artikullit, De Rossi është hospitalizuar shkaku i infektimit të mushkërive dhe është në repartin e pulmologjisë ku tani gjendja e tij është stabilizuar dhe është nën kontroll.
De Rossi rezultoi pozitiv pas ndeshje me Lituaninë bashkë me tetë lojtarë të tjerë të Kombëtares.