Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka folur për Paulo Dybalan.
Zamparini deklaroi për “Radio Sportiva” që ai dhe Dybala janë në kontakte rregullisht dhe ai e ka lutur sulmuesin argjentinas që të largohet nga Juventusi.
“Atij i dëshiroj gjithmonë më të mirën, është një kampion, është i jashtëzakonshëm”, tha ai.
“Më ka bërë të ndihem mirë kur shënoi kundër Napolit, i dërgoj mesazhe duke i thënë të largohet nga Juventusi”, shtoi ai.
“Duhet të jetë motori i skuadrës dhe të ndërtojë lojën për bashkëlojtarët”, tha Zamparini.
“Që nga ardhja e Ronaldos, nuk është më Dybala që njohim ne, nuk mund të luajnë të dy së bashku. Paulo duhet të shkojë në Barcelonë apo Real Madrid, pastaj atje do ta bënte ndikimin e tij”, përfundoi Maurizio Zamparini.