Milan ka marrë lajme të mira me rikthimin e disa nga lojtarët kryesorë në skuadër.
Milani ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjen ndaj Parmas e vlefshme për xhiron e 30-të të Serie A.
Alessio Romagnoli ende mungon shkaku i lëndimit, por shtysë e madhe për Piolin është rikthimi i Mario Mandzukic dhe Rafael Leaos.
Edhe Brahim Diaz është rikthyer nga lëndimi dhe është i thirrur për këtë takim.
Gjithashtu edhe Davide Calabria do të mungojë, pasi italiani ka humbur sezonin dhe është operuar.
Më poshtë mund të shihni listën e plotë të lojtarëve të ftuar nga Pioli në ndeshjen ndaj Parmas.