Manchester United dhe Tottenham do të ndeshen këtë fundjavë në Premier League, por përballja mes dy ekipeve nuk është vetëm në fushë. Edhe në merkato drejtuesit e dy klubeve duket se po vëzhgojnë të njëjtin lojtar.
Bëhet fjalë për Joachim Andersen. Danezi firmosi dy vite më parë me Lyonin, që e mori nga Sampdoria për gati 30 milionë euro.
Aventura në Francë nuk shkoi siç duhet dhe Andersen u huazua këtë sezon te Fulham në Angli.
Eksperienca në Premier League ka shkuar shumë mirë për danezin, i cili ka tërhequr vëmendjen e Manchester United dhe Tottenham. Në fund të sezonit, Andersen do të rikthehet te Lyoni që në rast se gjen një marrëveshje me United ose Tottenham do ta shesë lojtarin.