Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet ‘El Clasio’ e 246 me radhë.
Dy titanët e futbollit botëror dhe atij Evropian do të takohen mes veti për të na dhuruar spektaklin e vërtetë të një ndeshje futbolli.
Statistikat shkruajnë se aktualisht klasikja i takon Real Madridit, ku në 245 ndeshje të zhvilluara, ‘mbretërit’ kanë fituar 97 ndeshje me 408 gola të shënuar e Barcelona 96 prej tyre me 400 gola.
Ndërsa, skuadrat janë ndarë në paqe plotë 52 herë.
