Leeds edhe pse me një lojtar me pak nga minuta e 45+1, kur Cooper u përjashtua me karton të kuq, bëri befasi duke importuar tre pikë nga stadiumi "Etihad".
Leeds Utd shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Manchester City, duke shkaktuar senzacion.
Shqiptari Ezgjan Alioski u paraqit standard, dha maksimumin.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 66-të.
Futbollisti Dallas (42' e 90+1’) shënoi për Leeds Utd dhe Torres (76') për Cityn.
Pas javës së 31-të, Manchester City kryeson me 74 pikë dhe Leeds është në pozitën e 9-të me 45 sosh.