Skuadra e Gjilanit ka fituar tre pikë të qetësisë për vazhdim të kampionatit.
Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në duel me Feronikelin nga Drenasi, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Gerhard Progni është hero i fitores së gjilanasve, i cili realizoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 20-të.
Në minutën e 37-të, Keita Razak humb penalltinë, duke gjuajtur mbi portë.
Gjilani përforcon pozitën e katërt me 43 pikë dhe Feronikeli është i gjashti me 34 sosh.