Dukagjini nga Klina ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 kundër Istogut, në takimin e javës së 22-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.
Dukagjini kryeson me 46 pikë dhe ka një ndeshje e katër pikë më shumë se Malisheva, ndërsa Istogu zë vendin e tretën me 39 sosh.
Futbollistët e Kikës shënojnë fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj KEK-ut.
Kika renditet në vend të tetë me 25 pikë dhe KEK-u është i fundit me 19 sosh në grupin B.
Ulpiana fiton derbin me rezultat 1:0 ndaj 2 Korrikut. Ulpiana udhëheq grupin B me 40 pikë dhe 2 Korriku është i katërti me 33 sosh.