Werder Bremeni si vendas pësoi humbje të rëndë me rezultat 4:1 nga Leipzig.
Milot Rashica u paraqit për Werderin por hasën në një rival të fortë.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës shënoi nga penalltia në minutën e 61-të, por goli i tij nuk i mjaftoi bremenasve.
Për Leipzig shënuan Olmo (23'), Soerloth (32' e 41'), Sabitzer (63') dhe për Werderin Rashica (61')-nga penalltia.
Duhet theksuar se Rashica u inkuadrua në fushë nga minuta e 46-të.
Pas 28 jave Leipzig është në vend të dytë me 60 pikë dhe Werderi i 13-i me 30 sosh.