Crystal Palace do presë rivalin londinez, Chelsea në kuadër të xhiros së 31-të të Premierligës.
Chelsea kërkon të mbajë formën dhe të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“The Blues” gjenden në pozitën e pestë me 51 pikë total, ndërsa Crystal Palace mban pozitën e 13-të me 38 pikë, nëntë pikë më shumë se zona e rrezikut, pra ata nuk janë në rrezik për momentin të bien nga liga.
Formacionet zyrtare të klubeve
Crystal Palace: Guaita, Ward, Cahill, Koyate, Van Aanholt, Ayew, Milivojevic, Riedewald, Eze, Zaha, Benteke.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Zouma, Rudiger, Hudson-Odoi, Jorginho, Kovacic, Chilwell, Pulisic, Havertz, Mount.