Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme 4:1 ndaj Besës, dhe kështu e vazhdojnë luftën për titull të kampionit.
Megjithatë, për të ardhur deri te kjo fitore, futbollistët e Bledi Shkëmbit është dashur që të ‘djersiten’ shumë dhe të marrin tejet seriozisht takimin.
“Këto ndeshje janë të vështira, pasi që duhet ta motivoj skuadrën në mënyrën e duhur.
Futbollistët duhet ta kuptuar që pa dhënë maksimumin nuk mund të fitohet ndeshja. Patëm shumë raste për të shënuar dhe më vjen mirë që lojtarët e kuptojnë vetë situatën”, deklaroi fillimisht Shkëmbi.
Ai më pas foli edhe për mungesën e yllit të skuadrës, Blendi Baftiu, duke mohuar se është konfrontuar me të.
“E vërteta është që Baftiu ka helmim dhe nuk është i gatshëm të jetë me ne. Unë nuk e di se çfarë flitet jashtë, ose për çfarë konfrontimi e keni fjalën, por e vërteta është që unë nuk i kam të prishura raportet jo me Baftiun, por me asnjë futbollistë.
Unë kam ardhur të bëj punën time dhe lojtarët kanë punën e tyre. Njëherit Baftiut i uroj shërim të shpejtë”, përfundoi Shkëmbi.