Drejtori sportiv i Milanit, Paulo Maldini, ka folur për rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimovic.
Paolo Maldini duke folur për “SkySport” ka treguar situatën me Zlatan Ibrahimovic.
“Ibra është shumë afërt të rinovojë kontratën. Mungojnë vetëm disa detaje të vogla”, tha ai.
Maldini foli edhe për Mandzukic.
“Është për të ardhur keq situata e tij sepse mendoja që nuk do të përkeqësohej, por ky është rreziku kur nuk luan një kohë të gjatë, pra është rreziku fizik”, tha Maldini.
“Në të (Mandzukic), megjithatë kemi besim”, përfundoi Paolo Maldini.