Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç është shumë afër që ta renovojë kontratën me AC Milanin.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi shtatlartë është afër të renovojë kontratën.
Sipas tij, 39-vjeçari do të nënshkruaj kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022.
Drejtori i klubit të Milanit, Paolo Maldini, pak para fillimit të ndeshjes Parma – Milan, për “Sky Sport” konfirmoi: “Po, është thjesht çështje detajesh”.
Ndryshe, kontrata aktuale e Ibrahimoviçit skadon më 30 qershor të këtij viti.