Sulmuesi i Kukësit, Patrik Eze, është duke kaluar një moment të mirë të skuadra verilindore, teksa këtë fundjavë, realizoi dopietë në sfidën ndaj Kastriotit.
28-vjeçari nga Lagosi, ëndërron që një ditë, të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare. Kjo gjë është zbuluar nga vetë klubi verilindor nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku janë publikuar edhe fjalët e Eze, në lidhje me ekipin Kombëtar.
Nigeriani nuk ka luajtur asnjë ndeshje as me moshat e shtetit të tij, teksa është gati që nëse Shqipëria e thërret të veshë fanellën kuqezi.
DEKLARATA E PATRIK EZE:
“Nuk kam luajtur me Nigerinë asnjë ndeshje dhe as me moshat pasi nuk më kanë grumbulluar. Nëse Shqipëria më thërret unë jam gati të luaj për Shqipërinë”.