Skuadra e Milanit ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Parmas në xhiron e 30-të në Serie A, shkruan Insporti.
Milani mbeti dhjetë futbollistë në fushë në minutën e 61-të, kur Zlatan Ibrahimovicit iu tregua iu dha direkt kartoni i kuq.
Si duket, Ibrahimovic duhet t’i ketë thënë diçka gjyqtarit, pasi ai u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli u pyet për veprimin e gjyqtarit dhe për atë se çfarë kishte ndodhur.
“Sapo kam folur me Zlatanin, ai nuk ka treguar mungesë respekti ndaj tij dhe mbi të gjitha nuk e ka fyer”, tha ai.
“Vendimi i gjyqtarit? Mua Zlatani më tha që i kishte thënë këto fjali ‘Vërtetë që nuk të interesojnë ato çfarë them unë?’”, tha Pioli.
“Më vjen keq sepse në ndeshje kishte akoma situata të rrezikshme dhe ky rast e ndryshoi takimin”, përfundoi Stefano Pioli.