“Ibrahimoviç më tha se nuk e ofendoi arbitrin.
Nëse do e kishte bërë, do të ma kishte thënë dhe do i kërkonte ndjesë”.
Kështu u shpreh Pioli sa i përket kartonit të kuq që ka marrë Zlatan Ibrahimoviç. Arbitri do të ndalte lojën ndaj Parmës dhe do të nxirrte sulmuesin suedez nga fusha e blertë.
Askush nuk e kuptoi arsyen e vërtetë, ndërsa llogjika të çonte te një fjalë më tepër që Ibrahimovic mund të kishte dërguar në drejtim të Maresca-s. Por në internet po qarkullon edhe fjala e sulmuesit të Milanit pak përpara se të merrte kartonin e kuq.
“Mi sembra strano eh…”, është mënyra sesi Ibrahimoviç u drejtua te arbitri që përkthehet: “Më duket e çuditshme”. Shumëkush e përkëthen këtë pjesë si një gabim nga ana e arbitrit se ka dëgjuar keq fjalët dhe ka marrë si ofendim një fjalë që nuk është thënë kurrë.