Pavarësisht nga e ardhmja e Cristiano Ronaldo-s dhe Paulo Dybala-s, Juventu ka nisur punën për të gjetur një sulmues që mund ta përforcojë repartin për sezonin e ardhshëm.
Një nga emrat e vënë në shënjestër nga Fabio Paratici është ai i Mauro Icardi-t, për të cilin është krijuar një intrigë e vërtetë e merkatos që mund të përfshijë disa futbollistë.
Alternativat janë Moise Kean, i cili mund të kthehet në fund të sezonit te Everton, dhe Milik, ish-sulmuesi i Napoli-t, që është transferuar te Marseille.
Sipas Tuttosport, Juventus po i ndjek me vëmendje këta lojtarë…