Haaland thyen rekordin e shpejtësisë në Bundesliga, vrapoi 36,04 km / orë!
Erling Haaland ka thyer rekordin e shpejtësisë në Bundesliga për këtë sezon, në takimin e Dortmundit me Stuttgartin – me një shpejtësi prej 36.04 KM / orë.
Dortmund u ndesh mbrëmë me Stuttgartin, ku mori një fitore minimale me rezultat 2-3, kjo pas një humbjeje nga Manchester City në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, Dortmund radhitet si i 5’ti në tabelën e Bundesligës.