Timonieri i Barcelonës, Ronald Koeman pas takimit me Real Madrdidin, është shprehur tejet i tejet i zhgënjyer me vendimin e gjyqtarit për mos akordimin e penaltisë në rastin e Braithwaite.
Koeman tha se nuk e kupton vendimin e gjyqtarit dhe asistentit.
“Nuk e kuptoj se si nuk është faull rasti i Braithwaite”, tha ai.
“Unë nuk e di sesi një gjyqtar, një asistent dhe VAR-i nuk i ndihmojnë gjyqtarit në këto raste nëse nuk e ka parë qartë situtën”, tha Koeman.
“Më mire që të heqim VAR-in nga Spanja”, përfundoi Ronald Koeman.
Barcelona humbi ndeshjen me rezultatin 2-1, por në minutat e fundit, përkatësisht në min (82′), Braithwaite u rrëzua në zonë pas një kontakti me Mendyn.