Fitorja e Milanit ndaj Parmas i jep Interit një motivim shtesë për të kërkuar tre pikë të reja në ballafaqim me Cagliarin.
Kjo ndeshje zhvillohet sot me fillim nga ora 12:30 në “Giuseppe Meazza” dhe është e vlefshme xhiron e 30 të Serie -A.
Tetë pikë është diferenca momentale mes Interit dhe Milanit dhe në rast të fitores zikaltërit do të shkonin në + 11 nga rivalët lokal.
Këto janë formacionet zyrtare:
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Sensi, Brozovic, Eriksen, Young; Lukaku, Sanchez.
CAGLIARI (3-5-2): Vicario; Carboni, Godin, Rugani; Zappa, Marin, Nainggolan, Duncan, Nandez; Joao Pedro, Pavoletti.