Java e 28-të në Superligën e Kosovës, do të përmbyllet sot me dy ndeshje tejet të rëndësishme.
Kjo e diel sjell një përballje shumë interesante në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, në mes Drenicës dhe Prishtinës.
Ky rivalitet do të jetë i zjarrtë për faktin se të dy skuadrat luajnë për objektiva të ndryshme, kryeqytetasit për kreun e elitës, ndërsa kuqezinjët për t’i ikur edhe më shumë pozitave të fundit në tabelë.
E për të njëjten gjë do të luajnë edhe Llapi me Dritën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Llapjanët kërkojnë fitoren për të qenë më të qetë në renditjen tabelare, ndërsa gjilanasit për të rimarr sërish kreun e elitës.
Llapi: Naza, Idrizi, Monin, Prençi, Preposhi, Krasniqi, Shabani, Ar.Ramadani, Selmani, Sadriu, Januzi.