Interi ka thelluar epërsinë në krye të tabelës, ka 11 pikë më shumë se Milani në pozitën e dytë.
Zikaltrit sot shënuan fitore të rëndësishme me rezultat 1:0 kundër Cagliarit, në takimin e javës së 30-të të Serie A.
Edhe tetë javë deri në fund, duket se gjithçka po qartësohet, Interit po i buzëqesh titulli.
Në minutën e 77-të, Darmian siguroi fitoren e Interit.
Një fitore më shumë vështirësi për zikaltrit por që ka vlerën e madhe.
Interi kryeson me 74 pikë, ndërsa Cagliari është në pozitën e 18-të me 22 sosh.