Skuadra e Shkupit ka shënuar fitore në Strumicë me rezultat 1:0 ndaj Akademia Pandev.
Shkupjanët vazhdojnë ende ëndrrën për titull, ani se janë goxha larg me pikë nga lideri Shkëndija nga Tetova.
Skuadra shqiptare tregoi lojë të mirë dhe me plot meritë importoi tre pikë, falë golit të Diack në minutën e 78-të.
Pas javës së 26-të, Shkupi zë vendin e dytë me 49 pikë, ka dhjetë me pak se lideri Shkëndija dhe Akademia Pandev renditet në pozitën e 8-të me 31 sosh.
Liga e Maqedonisë së Veriut
Rabotniçki – Pelisteri 3:1
Renova – Shkëndija 0:3
Akad. Pandev – FC Shkupi 0:1
Sileksi – Vardari 6:0
Boreci – Struga Trim Lum 0:1
Bellasica – Makedonija Gj.P. 0:2
Tabela
1. Shkendija 26 17 8 1 52:16 59
2. Shkupi 26 14 7 5 37:22 49
3. Makedonija GP 26 13 5 8 39:33 44
4. Struga Trim & Lum 26 10 10 6 28:21 40
5. Rabotniçki 26 9 12 5 32:26 39
6. Boreci 26 9 6 11 24:26 33
7. Pelisteri 26 8 8 10 25:29 32
8. Akademia Pandev 26 9 4 13 20:27 31
9. Sileksi 26 8 5 13 38:32 29
10. Renova 26 6 9 11 28:38 27
11. Vardari 26 6 9 11 29:48 27
12. Bellasica 26 3 5 18 20:54 14
Në javën e ardhshme takohen: Makedonija GP - Boreci, Pelisteri - Sileksi, Shkëndija - Akademia Pandev, Shkupi - Bellasica, Struga TL-Rabotniçki dhe Vardari-Renova.