Feyenoordi siguroi fitoren e dytë radhazi në Eredivisie, këtë herë duke mposhtur Utrechtin në shifrat 1-2 në transfertë.
Sfida nisi keq për klubin nga Roterdami, pasi në minutën e 13′ autogoli i Fer u dha avantazhin vendasve.
Sidoqoftë, në të njëjtën mënyrë do të riktheheshin ekuilibrat, pasi në minutën e 27′ Gustavson devijoi topin drejt portës së vendasve.
Pjesa e dytë ofron të njëjtën panoramë, por këtë herë miqtë do të tregoheshin më të saktë, teksa në të 57-ën kapiteni Bergais realizoi dhe golin e fitores për Feyenoordin.
Me këtë sukses, skuadra nga Roterdami blindon pozitat në zonën Play Off të Europa Leagues, që është edhe objektivi i vetëm i mbetur për klubin këtë sezon.