Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve që janë duke u luajtur në kuadër të Superligës së Kosovës.
Në Podujevë, Llapi dhe Drita kanë dhuruar spektakël në 45 minutat e parë, pasi janë realizuar gjithsej 4 gola.
Llapi kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me Ahmed Januzin, por Drita reagoi menjëherë me Xhevdet Shabanin.
Në minutën e 30’të, Festim Alidema shënoi nga distanca, por menjëherë Llapi barazoi me Edon Sadriun.
Në takimin që po zhvillohet në “Bajram Aliu”, as Prishtina e as Drenica nuk kanë shënuar deri më tani.
Prishtina kishte dominimin dhe dy raste me Endrit Krasniqin.
Fillimisht 10’shi i Prishtinës goditi nga distanca, por goditjen e tij e priti Ymeri. Ndërsa, në minutën e 41’të, Endrit Krasniqi goditi shtyllën me kokë.