Drita nga Gjilani rikthehet në krye të tabelës së elitës së futbollit të Kosovës.
Kampioni në fuqi ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Llapit, në takimin që u zhvillua më stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Për Dritën shënuan Xh. Shabani (4' e 69'), Alidemaj (31'), Prisley (78’) dhe për Llapin Januzi (2'), Sadriu (32').
Pas javës së 28-të, Drita kryeson me 61 pikë dhe Llapi mban vendin e shtatë me 33 sosh.
Superliga e Kosovës
Llapi-Drita 2:4
Drenica-Prishtina 0:1
Gjilani-Feronikeli 1:0
Ballkani-Besa 4:1
Arbëria-Trepça ’89 0:1
Tabela
1. Drita 28 18 7 36:22 61
2. Ballkani 28 18 4 6 62:32 58
3. Prishtina 28 17 6 5 46:17 57
4. Gjilani 28 11 10 7 30:26 43
5. Trepça ’89 28 10 5 13 28:38 35
6. Feronikeli 28 8 10 10 34:25 34
7. Llapi 28 10 3 15 38:43 33
8. Drenica 28 7 9 12 23:37 30
9. Arbëria 28 7 6 15 29:44 27
10. Besa 28 2 4 22 21:73 10