Ronaldo nuk u duk i lumtur pavarësisht fitores së Juventusit ndaj Genoa dhe hodhi fanellën e tij pas përfundimit të ndeshjes.
Ylli portugez nuk arriti të shënonte në fitoren e Zonjës së Vjetër kundër Genoas dhe dukej i irrituar gjatë pjesës së dytë.
Ronaldo u largua nga fusha ndërsa hodhi fanellën në tokë, afër golit të kundërshtarëve.
Një djalë që ishte mbajtës i topave e mori shpejt, por Ronaldo tashmë ishte larguar nga fusha duke tundur kokën për të shprehur pakënaqësinë e tij.
Cristiano Ronaldo didn't seem too happy after Juve-Genoa and threw his shirt away after the final whistle.
— Lorenzo Bettoni (@LoreBetto) April 11, 2021
That ball boy was quick enough to pick it up. ?♂️#JuveGenoa pic.twitter.com/ocr3c70jMF