Klubi i futbollit Vitia reagon ashpër dhe sipas tyre, janë dëmtuar nga gjyqtarët. Vitia ka pësuar humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Flamurtari i Prishtinës, në takimin e javës së 22-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi B.
“Kërkojmë nga institucionet ma të larta të FFK-ës, UEFA, që të rritet niveli i referimit, sot ne ndeshje që u zhvillua në mes Vitisë -Flamurtari, ishte një referim skandaloz dhe më shumë tendenca për të favorizuar kundërshtarin.
Ne si klub nuk kemi zgjidhje se çka të bëjmë a të luajmë futboll apo të merremi me ndarjen e drejtësisë duke vendosur vetë drejtësi, grupe të organizuar brenda FFK -ës funksionojnë ende vetëm për përfitime personale dhe të grupit.
Ne si klub mbahemi nga donator i vetëm që është Florent Emini, por si po shihet personat e caktuar brenda institucionit të futbollit dojnë ti largojnë donatorët dhe të funksionoj grupi i FFK-ës duke shkatërruar investimet e personave që më shumë vështirësi mbajnë klubin për një rini të qytetit të Vitisë, por durimit i ka ardhur fundi.
Kemi reaguar disa herë për referime por askush s’ka marrë masa.
Kërkojmë nga FFK posaçërisht kryetari Agim Ademi, UEFA, Prokuroria e Shtetit që të hetojnë këta persona që po e shkatërrojnë rininë tonë, futbollin dhe donatorët”, reagon Vitia.