Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi i ftuar në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV, ka komentuar ndeshjen ndërmjet KF Llapit dhe KF Dritës, të cilën e fitoi skuadra kampione me rezultat 2:4.
Munishi është shprehur se po tentojnë t’ia mbyllin gojën duke e dërguar në Komision Disiplinor.
“Unë mendoj që duhet me u fokusuar, me merr mendja sezonin tjetër, ky sezon është duke përfunduar, unë krejt çfarë kam pas me thanë e kam thanë, tash edhe me dërgojnë selame, që jam në Komisionin Disiplinor, dmth është një tentim me ma mbyll gojë.
Unë nuk jam këtu me diskretitu futbollin tonë, jam i prirë që të kemi sa më pak probleme, të prodhojmë futbollistë.
Ky sezon po shkon kah përfundimi, njerëzit po i shohin gjërat, mirëpo ne i kemi thënë këto më herët”, ka deklaruar Munishi.
Pas javës së 28-të, Drita vazhdon të jetë lidere me 61 pikë, ndërsa Llapi renditet në pozitën e shtatë me 33 pikë.