Drenica dhe Llapi sivjet janë duke luftuar për ekzistencë në Superligë.
Sot asnjëra nuk fitoi pikë, me ‘kuqezinjtë’ që humbën nga Prishtina 0-1 e Llapi nga Drita 2-4.
Trajneri Afrim Tovërlani është befasuar me paraqitjen e Drenicës e Llapit.
“Nuk pashë adrenalinë, nuk pashë zjarrë, as luftë nga dy skuadrat vendëse, si Llapi ndaj Dritës ashtu edhe Drenica ndaj Prishtinës. Një Dritë që e ka një potencial, përvojën dhe tradiën e ka ndërtu. Drita fitoi shumë më lehtë se që është pritur. U qudita pse Llapi dhe Drenica nuk u ankuan në referim. Në fund, dikujt matematikat, nuk kanë me i dalë. Mbetet të shihet në këto 8 ndeshjet e fundit” deklaroi Tovërlani.
Aktualisht Drenica është në zonën e barazhit me 30 pikë, vetëm 3 më pak se Llapi që është në vendin e 7-të.