Atletico Madridi importoi një pikë nga Sevilla në përballje me Betis.
Skuadra nga Madridi barazoi me rezultat 1:1 me Betisin, në takimin e javës së 30-të të kampionatit të Spanjës.
Një pikë që i mjaftoi për t'u rikthyer në krye të tabelës.
Golat u shënuan në 20 minutat e parë, futbollisti Carrasco në minutën e 5-të kaloi në epërsi Atleticon dhe Tello në minutën e 20-ta barazon shifrat.
Atletico kryeson me 67 pikë, duke lënë pas Realin me 66, Barcelonën 65 dhe Betis zë vendin e gjashtë e 47 pikë.