Presidenti Ilir Meta, dekoroi ditën e sotme, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Miltiadh Gurma, i cili aktualisht drejton skuadrën e Butrintit në Kategorinë e Dytë.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kreu i shtetit, e ka krahasuar Gurmën me Bekenbauerin.
POSTIMI I PRESIDENTIT ILIR META:
Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e gjithanshëm në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të shkëlqyera si lojtar dhe trajner me rezultate të larta, kisha kënaqësinë e veçantë të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” një prej ikonave të futbollit të Sarandës, Luftëtarit, Shkëndisë së kohëve të arta dhe të Ekipit tonë Kombëtar, Miltiadh Gurma.
Kam patur fatin ta shoh virtuozitetin në fushën e blertë të këtij futbollisti të nivelit ndërkombëtar, që për talentin e jashtëzakonshëm, krahasohej vetëm me lojtarin e madh gjerman Franz Beckenbauer.
Saranda, Gjirokastra dhe e gjithë Shqipëria janë krenuar me të drejtë gjithmonë me Miltiadh Gurmën, shembull frymëzimi dhe model suksesi, që duhet ndjekur nga brezat e rinj.