Cristiano Ronaldo edhe njëherë u bë protagonist i lajmeve nga Italia.
Juventusi triumfoi ndaj Genoas me rezultatin 3-1, Ronaldo qëlloi shtyllën nga afërsia në golin e dytë dhe nuk mundi të shënonte në këtë takim.
Pas ndeshjes, si duket frustrimi i Ronaldos u pa qartazi pasi sipas mediave italiane ai hodhi fanellën për tokë.
Infine, una testimonianza da una storia che ho postato oggi su IG al triplice fischio. Ronaldo sente il raccattapalle, incrocia lo sguardo del ragazzo posizionato davanti alla Tribuna Nord e gli lancia la maglietta. Stizzito per la prestazione? Sicuro. Caso? INESISTENTE. pic.twitter.com/GKWhfyp6Hj
— Romeo Agresti (@romeoagresti) April 11, 2021
Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, Ronaldo kishte hedhur fanellën në drejtim të djalit të topave pasi ai ia kishte kërkuar.
Por një video e qarkulluar në internet tregon Ronaldon në një pozicion me qendror në fushë dhe shihet duke hedhur fanellën.
Agresti më pas konfirmoi se portugezi kishte qëllim që fanellën t’ja jepte djalit dhe jo ta hedhë.
“Në fund një dëshmi për lajmin që kam postuar me herët. Ronaldo dëgjon djalin e topave, i hedh një shikim djalit i cili gjendet në tribunën veriore dhe ia hedhë fanellën. I pakënaqur me paraqitjen? Sigurt. Çështja? Inekzistente.