Ish-Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj gjuhës seksiste dhe fyese të trajnerit të futbollit,Tahir Batatina, në drejtim të gazetares së sportit, Qëndresa Krelani.
Çitaku tha se gjuha e trajnerit Batatina ndaj gazetares Krelani është neveritëse deri në palcë.
Ajo kërkoi nga Federata e Futbollit të Kosovës që të marrë masa ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.
“ Se ku e kemi vendin e me çka merremi vendosim ne vet Tahir. Shpresoj që FFK të marrë masa. Kjo lloj mendësije duhet të ndëshkohët”, shkroi Çitaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Neveritëse deri në palcë gjuha e trajnerit Tahir Batatina ndaj gazetares Qëndresa Krelani.
Se ku e kemi vendin e me çka merremi vendosim ne vet Tahir. Shpresoj që FFK të marrë masa. Kjo lloj mendësije duhet të ndëshkohët.
Qendresa ❤️ kur po e kqyrim naj lojë bashkë?