Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kthyese të çerekfinales së Champions Leagues ndaj Liverpoolit.
Real Madridi do të udhëtojë pa disa nga yjet e skuadrës.
Sergio Ramos, Lucas Vazquez, Dani Carvajal, Raphael Varane dhe Eden Hazard do të mungojnë në këtë takim.
Kujtojmë se ndeshja e parë mes dy ekipeve e luajtur në stadiumin “Alfredo di Stefano” përfundoi me rezultat 3:1 për “Los Blancos”.
“Reds” do të kenë punë të vështirë për të arritur kualifikimin pas disavantazhit në ndeshjen e parë, por në kampin e ekipit anglez mbizotëron mjaft optimizëm.
Lista e të ftuarve:
Portierë: Courtois; Lunin, Altube
Mbrojtës: Militao, Nacho, Marcelo, Odriozola, Mendy, Chust
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco, Marvin, Arribas
Sulmues: Benzema, Asensio, Vinicius, Mariano, Rodrygo.